Aplikacion
Policia ka vendosur në pranga Ermal Kokon, bashkëshortin e nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar në pishinën e kompleksit “Glow”, në pronësi të tyre.
Mësohet se Ermal Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Prokuroria po verifikon nëse pishina përmbushte standardet dhe kushtet e sigurisë, si dhe nëse ishin marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatave emergjente.
15-vjeçari humbi jetën në rrethana që ende po hetohen, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
DASH konfirmon heqjen e sanksioneve për Berishën: I shërben një interesi kombëtar bindës
