Aplikacion
Disa prej tyre:
Bollgur
Bollguri është i shijshëm dhe i shëndetshëm, dhe gjithashtu është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.
Farat e lirit
Farat e lirit janë plot me fibra, dhe dihet gjithashtu se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe kështu marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.
Arrat
Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kumbullat e thata
Kumbullat e thata përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa ato të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.
Rrushi i thatë
Ato janë gjithashtu plot me fibra të tretshme dhe prebiotikë, të cilët ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira, shkruan Pinkville./ Living