Aplikacion
Nga Ylli Manjani
Nuk e di se ç’turq ka takuar Vangjel Tavo, po reagimi i Omonias në Himarë më tëhoqi pak vemendjen.
Dmth, ja ta zëmë se Tavo takoi ca turq, qoftë the për ti ftuar të investojnë në Himarë, ç’problem ka?!
Me Turkien dhe me Erdoganin po bashkëpunon vetë Micitaqis në Athinë, pse jo Tavo në Himarë?!
Dmth e lemë mënjanë faktin se po flasim për Republikën e Shqipërisë. Po nisem thjesht nga argumenti që minoriteti grek nuk i do turqit…
Turqit dhe grekët po bashkëpunojnë tashmë, ndaj nuk e di pse na ka zënë neve këtu më Shqipëri ky “hall”?!
***
Pavarësisht këtij debati pa bukë, bashkia e Himarës dhe qeveria, duhet të zgjidhin urgjentisht ujin e pijshëm për të gjithë zonën e bregdetit. Nuk shkon më kjo histori që tregojmë me gisht “oligarkë” dhe nuk hapim dot flash-in e tualetit se ska ardhur ende boti i ujit!!!
Turp e faqja e zezë që në zonën turistike më të investuar e më të preferuar të Shqipërisë nuk ka ujë.
Nuk ka ujë se lumi i Vlorës derdhet në det, nga inati i oligarkëve!!!
E papranueshme të keqmenaxhohet një pasuri publike, për të cilën kanë nevojë njerëz të gjallë.
Tani ka një betejë të re me Tragjasin. 12 milionë euro investim të bëra tashmë nga shteti për të marrë ujë në një burim publik të bollshëm për Tragjasin dhe gjithë bregun, janë vënë në diskutim nga një sipërmarrje e dështuar aty që fryn banorët kundër furnizimit me ujë!!!!
Kulmi!
Nuk vihet në punë ujësellësi i gjithë bregut sepse disa banorë të fryrë në Tragjas, nuk lejojnë ndërtimin e pikës së lidhjes që do furnizojë edhe ata vetë, edhe bregdetin. Arsyeja është se një dështak aty, që ka marrë një leje për ta shitur ujin me shishe, preferon më mirë të derdhet uji në det sesa të shkojë në çezmat e njerëzve!!!
Dhe qeveria e bashkia të cilët kanë harxhuar para publike për gjithë atë investim, rrinë e shohin!
Ja, ky është problemi që kërkon vemendje dhe duhet ulëritur çdo ditë para qeverisë e bashkisë, se përse nuk e mbyllin këtë investim për të mirën publike jo të oligarkëve. Këta të fundit lahen me acqua di Panna, mos ja qani hallin.
Duhet mbaruar ai investim dhe të vijë uji në çezëm se e paguajmë dy e trefish. Është bërë litri i ujit në breg sa një litër naftë.
Ky është problem edhe për grekët e Himarës dhe, jo cilin turk priti Tavo.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari