Aplikacion
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi të martën paketën më të fundit dhe më të madhen të dokumenteve mbi Jeffrey Epstein.
Më shumë se 11 mijë dokumente vijojnë rrjedhën e informacioneve të publikuara që nga e premtja, afati i përcaktuar nga një ligj i ri që detyronte departamentin të bënte publike të gjitha dosjet hetimore lidhur me financierin dhe pedofilin e ndjerë.
Shumë prej dokumenteve të publikuara të martën janë të redaktuara, me emra dhe informacione të nxira, përfshirë emra personash që FBI duket se i përmend si bashkëpunëtorë të mundshëm në çështjen Epstein.
Departamenti i Drejtësisë po përballet me kritika nga ligjvënës të të dy krahëve politikë për nivelin e lartë të redaktimeve, ndërkohë që ligji përcakton se redaktimet lejohen vetëm për të mbrojtur identitetin e viktimave ose hetimet penale aktive.
Emri i Presidentit amerikan Donald Trump shfaqet më shpesh në këto dokumente të reja sesa në publikimet e mëparshme. Shumë prej tyre janë thjesht artikuj mediatikë që e përmendin, por një email i rëndësishëm nga një prokuror federal tregon se Trump ka fluturuar me avionin privat të Epstein.
Departamenti i Drejtësisë tha se disa dosje “përmbajnë pretendime të pavërteta dhe sensacionaliste” ndaj Trump.
Të përmendesh në dosjet Epstein nuk do të thotë domosdoshmërisht fajësi. BBC ka kërkuar komente nga individët e përmendur në raportim.
Shkëmbim emailesh mes “A”-së dhe Ghislaine Maxwell për “vajza”
Nga mijëra faqet e publikuara, një email i vitit 2001, dërguar nga një person i identifikuar si “A”, bie veçanërisht në sy.
Mesazhi, dërguar bashkëpunëtores së Epstein dhe aleates së tij të ngushtë Ghislaine Maxwell, thotë se “A” ndodhet në “kampin veror Balmoral për Familjen Mbretërore”.
“A” e pyet Maxwell-in, e cila u dënua me 20 vjet burg në vitin 2022 për trafikim seksual të të miturve,:
“A më ke gjetur disa miq të rinj të papërshtatshëm?”
Në një email tjetër, Maxwell përgjigjet:
“Më vjen keq të të zhgënjej, por e vërteta duhet thënë. Kam arritur të gjej vetëm miq të përshtatshëm.”
Email-i ishte dërguar nga adresa [email protected], me emrin e dërguesit të shfaqur si “The Invisible Man” (Njeriu i Padukshëm).
Një imazh nga një publikim i mëparshëm i dosjeve Epstein tregonte një email të ngjashëm – [email protected] – të listuar në librin e telefonit të Epstein nën kontaktin “Duka i Jorkut”.
Një tjetër shkëmbim mes Maxwell dhe “Njeriut të Padukshëm” flet për një udhëtim në Peru.
Në tetor, Andrew Mountbatten-Windsor humbi të drejtën për të përdorur titullin Duka i Jorkut, pas shqyrtimit të lidhjeve të tij me Epstein. Ai ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje. BBC ka kontaktuar ekipin e tij për një reagim.
Email i FBI-së liston 10 bashkëpunëtorë të dyshuar të Epstein
Mes dokumenteve të publikuara janë edhe emaile të vitit 2019 mes punonjësve të FBI-së, ku përmenden 10 bashkëpunëtorë të mundshëm të Epstein.
Sipas email-eve:
Në një email tjetër për FBI New York përmenden disa emra (shumica të redaktuar).
Dy emra nuk ishin redaktuar: Ghislaine Maxwell dhe Wexner.
Email-i thotë:
“Nuk e di nëse Ohio ka kontaktuar Wexner-in.”
Bëhet fjalë për Les Wexner, ish-CEO i Victoria’s Secret, i cili në vitin 2019 tha se ishte “i turpëruar” nga lidhjet me Epstein. Avokatët e tij thanë për BBC se Wexner nuk ishte bashkëpunëtor dhe as objekt hetimi.
Letra e Epstein drejtuar Larry Nassar rezulton e rreme
Një letër e shkruar me dorë që supozohej se ishte dërguar nga Epstein te Larry Nassar (ish-mjeku i USA Gymnastics) u bë virale, por Departamenti i Drejtësisë tha se është e rreme.
Autoritetet vunë re:
Udhëtimet e Trump me avionin privat të Epstein
Në një email të janarit 2020, një prokuror federal shkruan se regjistrat e fluturimeve tregojnë se Trump ka udhëtuar me avionin e Epstein më shumë herë sesa dihej më parë.
Trump rezulton pasagjer në të paktën tetë fluturime mes viteve 1993–1996, disa herë së bashku me Ghislaine Maxwell, si dhe me Marla Maples, vajzën e tij Tiffany dhe djalin Eric.
Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje ligji.
Departamenti i Drejtësisë deklaroi se pretendimet ndaj Trump janë “të pavërteta dhe sensacionaliste” dhe se, po të kishin bazë, do të ishin përdorur politikisht më herët.
Një video e rreme e Epstein në burg
Një nga dokumentet përfshinte edhe një video të rreme, që pretendonte të tregonte Epstein në qeli. Videoja u krijua me grafikë 3D dhe u publikua në YouTube në vitin 2020.
Sipas një raporti të vitit 2023, nuk ekziston asnjë video reale nga brenda qelisë së Epstein ditën e vdekjes së tij.
Përfshirja e videos së rreme tregon nivelin e dyshimeve dhe teorive konspirative që vazhdojnë të rrethojnë çështjen Epstein. /BBC – Përgatiti në shqip Zoom.al