zoom

Bota

E-mail tronditës: Princi Andrew ka pasur marrëdhënie s*ksuale me një punonjëse të Jeffrey Epstein

E-mail tronditës: Princi Andrew ka pasur marrëdhënie s*ksuale me një punonjëse të Jeffrey Epstein

Andrew Mountbatten-Windsor “ka pasur marrëdhënie seksuale me dëshirë” me një punonjëse të Jeffrey Epstein, sipas një emaili dërguar financierit pedofil.

Një seri e re dokumentesh, zbulohet që Landon Thomas Jr e paralajmëroi Epsteinin se duhej ta braktiste ish- Princin, ndërsa pretendonte se marrëdhënia e tyre publike po e “mbante historinë gjallë”.

Princi Andrew gjithmonë ka mohuar të ketë pasur ndonjë dijeni për krimet e tmerrshme seksuale të Epstein, pavarësisht miqësisë së tyre.

Shkëmbimi privat i email-eve u publikua si pjesë e grupit më të fundit të dokumenteve që lidhen me rastin Epstein.

Thomas Jr, një ish-gazetar i New York Times, besohet se ka qenë mik i ngushtë me Epstein, i cili u gjet i vdekur në burg në vitin 2019.

Financieri i ndjerë i kishte dërguar mesazhe gazetarit duke i sugjeruar se një ish e dashur që udhëtoi me të mund ta lironte nga akuzat e rënda seksuale me të cilat përballej.

Duke iu përgjigjur një emaili nga Epstein në janar 2015, Thomas Jr shkroi: “Mendoj se problemi i madh është të largoesh nga Andrew. Dua të them, mund ta kuptoj pse një deklaratë mund të ndihmojë në një farë mënyre, por është Andrew [jo Clinton dhe të tjerët] që e mban historinë gjallë.”

Thomas Jr vazhdon duke thënë: “Derisa të jesh në gjendje të dalësh përpara dhe ta adresosh këtë çështje, historia vazhdon të jetojë. Dua të them, në fund ai pati marrëdhënie seksuale me konsensus me …”.

Pas emaileve, The Telegraph kontaktoi Thomas Jr për koment. Ai pretendoi se Epstein nuk tha kurrë në mënyrë të qartë se Andrew kishte bërë seks me punonjësen.

Postime të lidhura