zoom

Bota

Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Zelensky në takimin me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqësit evropianë do t’i bashkohen Zelensky në takimin me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Mes tyre janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, si edhe Ursula Von der Leyen e Komisionit Evropian.

Në një deklaratë të publikuar, zyra e presidencës franceze thotë se udhëheqësit do të ndjekin “koordinimin midis evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme që ruan interesat jetësore të Ukrainës dhe sigurinë e Evropës”.

Presidenti finlandez Alexander Stubb ka konfirmuar gjithashtu se do të marrë pjesë në takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn dhe Trumpin.

Postime të lidhura