zoom

Bota

Zbulohet kërkesa e Putinit në këmbim të armëpushimit

Zbulohet kërkesa e Putinit në këmbim të armëpushimit

Vladimir Putin i ka bërë një propozim Donald Trump ku përfshihet dorëzimi i kontrollit të plotë prej Ukrainës të rajonit lindor të Donetskut, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, në këmbim, Putin do të binte dakord me ngrirjen e vijave të fronit. Gjithashtu thuhet se janë ofruar edhe koncensione të tjera të paspecifikuara.

Trump ia ka thënë ofertën Volodymyr Zelensky përmes një telefonate pas samitit të Alaskës.

Edhe pse e pafavorshme për Kievin, kërkesa e territorit është një pikë kyçe negocimi në këto përpjekje për paqen.

Kievi është përpjekur të ruajë fort qëndrimin e vet për të mos iu bindur Moskës, e cila nuk është tërhequr nga kërkesa jo vetëm për tokat që ka pushtuar, por kontrollin e plotë të katër rajoneve ukrainase.

Është e vështirë të përfytyrosh Zelensky duke dorëzuar qytetet kryesore si Kramatorsk, Kostyantynivka dhe Sloviansk pasi i ka mbrojtur me sukses për një kohë të gjatë. Kjo do të kërkonte edhe miratimin e parlamentit të Ukrainës.

Kërkesa e Putin është refuzuar tashmë prej Zelensky. Javën e shkuar, ai refuzoi të dorëzonte kontrollin e rajonit në këmbim të armëpushimit.

“Nëse ne tërhiqemi sot nga Donbasi, fortifikimet tona, terreni jonë, malet që kontrollojmë, do të hapin qartazi një urë që rusët të përgatisin një sulm”, tha ai.

Propozimi do të binte në kundërshtim edhe me paralajmërimet e liderëve të BE se në çfarëdo marrëveshje paqeje, “integriteti territorial” i Ukrainës duhet të respektohet dhe “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.”

Postime të lidhura