zoom

Bota

U zhveshën, dhunuan dhe sulmuan s*ksualisht, si Greqia përdori emigrantët për të dëbuar me forcë drejt kufirit refugjatët e tjerë

U zhveshën, dhunuan dhe sulmuan s*ksualisht, si Greqia përdori emigrantët për të dëbuar me forcë drejt kufirit refugjatët e tjerë

Policia në Greqi ka rekrutuar emigrantë për të përzënë me dhunë emigrantë të tjerë përtej kufirit të saj tokësor me Turqinë, sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC.

Në dokumente rojet përshkruajnë se si rekrutimi i të ashtuquajturve mercenarë urdhërohej dhe mbikëqyrej nga oficerë të lartë.

Sipas BBC, u zbuluan akuza për brutalitet, me dëshmitarë që raportojnë se emigrantët janë zhveshur, grabitur, rrahur dhe madje edhe sulmuar seksualisht. Është pretenduar se mercenarë janë punësuar jozyrtarisht në kufi që të paktën nga viti 2020.

Kryeministri grek tha për BBC se nuk ishte “plotësisht në dijeni” të akuzave për përdorimin e emigrantëve për kthime mbrapsht.

Kthimet mbrapsht, detyrimi i emigrantëve dhe azilkërkuesve përtej kufijve pa një proces të rregullt ligjor, në përgjithësi konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.