zoom

Politikë

U zgjodh eurodeputet në PE për Greqinë, Mitsotakis thërret virtualisht edhe Belerin nga burgu

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftohet se zhvilloi sot paradite një takim me 7 eurodeputetët e rinj të zgjedhur së fundmi për Parlamentin Evropian.

Prezent fizikisht në takim ishin Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras, ndërsa në lidhje live ishin Evangelos Maimarkis dhe Fredi Beleri, i cili prej muajsh është në paraburgim në Shqipëri.

Kryebashkiaku Beleri u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerje votash më 14 maj 2023, teksa e ka apeluar vendimin.

Beleri doli i katërti me vota në zgjedhjet e PE për eurodeputet. Po ashtu në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, Tasos Hatzivasiliou. /ZOOM.AL/