zoom

Bota

U vranë 35 njerëz, SHBA thirrje Izraelit të bëjë transparencë për sulmin në shkollën në Gaza

SHBA i ka kërkuar Izraelit se duhet të jetë plotësisht “transparente” lidhur me një sulm ajror ku thuhet se u vranë të paktën 35 njerëz në një shkollë qendrore të Gazës, që ishte e mbushur me njerëz të zhvendosur.

Një avion luftarak hodhi dy raketa në klasat në katin e fundit të shkollës në kampin urban të refugjatëve Nuseirat.

Ushtria izraelite tha se kreu një sulm “të saktë” në një “kombinat të Hamasit” në shkollë, por Zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, mohoi pretendimin.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli duhet të identifikojë publikisht luftëtarët e Hamasit që pretendon se i kanë vrarë. Izraeli shpesh identifikon militantët që i ka vënë në shënjestër në sulmet ajrore, por është e rrallë që SHBA-ja ta shtyjë atë ta bëjë këtë.

“Qeveria e Izraelit ka thënë se do të publikojë më shumë informacion në lidhje me këtë sulm, duke përfshirë emrat e atyre që vdiqën në të”, tha Miller.

“Ne presim që ata të jenë plotësisht transparent në bërjen publike të këtij informacioni.”