Aplikacion
Stresi është liruar nga qelia një ditë pasi u vetëdorëzua në policinë e Pejës.
Ai ka dhënë lajmin në rrjetet sociale ku publikoi pamje teksa del nga paraburgimi.
Ndërkohë jashtë e priste babai i tij, Sali Luashaj.
Kujtojmë që Stresi u shpall në kërkim pas dhunës ndaj Medi Isenit, i cili u godit brutalisht nga Noizy dhe grupi i tij.
Medi Iseni akuzoi reperin se e nxori në pritë duke e futur në backstage të klubit, ku edhe u dhunua.



