zoom

Aktualitet

U rrëmbyen nga forcat serbe, Gjykata liron nga qelia 3 efektivët e Kosovës

Gjykata e Kralevës ka liruar nga qelia 3 efektivët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe.

Vendimi u mor nga togat e zeza ditën e sotme, raporton Telegrafi.com. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u kapën nga forcat serbe më 14 qershor.

Arrestimi i tyre rriti tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa ndërkombëtarët bënë thirrje për lirim të menjëhershëm të tyre.