zoom

Aktualitet

U qëllua me 8 plumba në prani të gruas/ Ky është ish-polici që u vra mbrëmë

Personi që shihni në foto është Sokol Çelaj, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç.


Ndaj tij ranë 8 plumba e fatkeqësisht 58-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për spital. Viktima po udhëtonte në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që një person ka qëlluar në drejtim të tyre.

Nuk dihen ende shkaqet e atentatit. Çelaj, jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht.

Më herët, Çelaj ka punuat si efektiv policie.

Në dëshmine e saj në polici, bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.

”Sapo kemi dalë nga rruga e asfaltuar për të shkuar te shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dalë nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.