zoom

Aktualitet

Vrasje në Tropojë, autori qëllon me armë zjarri bashkëfshatarin (EMRAT)

Një vrasje u regjistrua sot në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta, ku u  vra me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Altin Ismajlisufi.

Mësohet se autori dhe viktima ishin banorë të të njëjtit fshat.