zoom

Aktualitet

Video/ I shtrirë në tokë, momenti pasi ish-kreu i PS në Vaun e Dejës qëllohet me armë

Jane publikuar pamjet pak çaste pas plagosjes me armë zjarri të ish-kreut të PS në Vaun e Dejës. Pamjet tregojnë momentin kur 54-vjeçari Nikolin Huba sapo është qëlluar me plumba.

Ai shihet i shtrirë në tokë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca për të marrë të plagosurin.

Ai u plagos paraditen e sotme në Shkodër, ndërsa pista kryesore e hetimit ajo është e drogës, pasi sipas bluve të qytetit verior, kultivuesit kanë dyshuar se Huba mund të ketë dhënë informacion për efektivët, duke i dhënë një mesazh përmes kësaj plagosjeje.

 

 

Huba është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa në fjalët e tij të para ka thënë se nuk ka pasur konflikte me njeri dhe se nuk e di kush mund ta ketë qëlluar.