Aplikacion
Pasi u sanksionua me një ndeshje pezullim për një gjest “imoral”, Cristiano Ronaldo u rishfaq para mediave për të përshkruar sesi e ka përballuar dënimin dhe keqardhjen e tij.
Ronaldo, i pyetur në një konferencë për shtyp në lidhje me dënimin ndaj gjestit që u bëri tifozëve që thërrisnin “Messi, Messi…”, ai tha se: “Disa njerëz kanë një keqkuptim të gjërave dhe veprimet e mia ndonjëherë keqkuptohen”.
Ylli portugez shtoi: “Ajo që bëra dhe për të cilën u ndëshkova ishte një keqkuptim. Unë respektoj vendin ku jetoj. Ky reagim është një gjë normale në Evropë, por kush nuk bën gabime në jetë? Jam njeri dhe asgjë nuk është perfekte dhe jeta përbëhet nga gabime, por është më mirë t’i pakësosh gabimet për t’u përmirësuar.
Ndonjëherë pasioni për lojën dhe entuziazmi të bëjnë të gabosh. Pra, kush nuk bën gabime? Por nuk kam bërë asgjë të gabuar me dashje. Unë gjithmonë respektoj zakonet dhe traditat e vendeve.”