Aplikacion
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm për katër protestuesit e opozitës, të cilët u arrestuan pas protestës kundër korrupsionit qeveritar me 22 dhjetor në Tiranë.
Gjykata vendosi:
Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit të katër protestuesve.
Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tyre.
Rrëzimin e kërkesës për vendosje mase sigurimi.
Ndërkohë për të mbështetur të arrestuarit politikë, kanë qenë në ambientet e Gjykatës edhe deputetë të PD të cilët u kanë shprehur solidaritetin e tyre protestuesve të opozitës.
Avokatët mbrojtës të të arrestuarve kishin kërkuar konstatimin e arrestimit të paligjshëm.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

