zoom

Aktualitet

U ndalua në flotiljen e Gazës, Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri: Ushtarët bëheshin grup e na dhunonin

U ndalua në flotiljen e Gazës, Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri: Ushtarët bëheshin grup e na dhunonin

Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po dërgonin ndihma drejt Gazës është kthyer në atdhe.

Ai mbërriti në aeroportin e Rinasit mesditën e sotme dhe foli për mediat shqiptare.

Goxhaj ka rrëfyer momentet kur u ndaluan në det dhe dhunën e përjetuar.

“Unë kam qenë aty në ato çaste isha ndonjëri nga cepet. E kam parë ministrin izraelit Bengvir me sytë e mi. Kam dëgjuar vajzën që tha Free Palestine, jo shumë larg meje e cila pastaj u dhunua më mbrapa. Kam qenë prezent dhe e kam parë gjithë skenën me syt e mi. Me sa mundeshe sepse ne ishim të gjithë me kokë poshtë nuk na lejonin që të ngrinim kokën”, tregoi Goxhaj, në një gjendje të rënduar emocionale.

Goxhaj ishte ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me aktivistët e tjerë pjesëmarrës i flotilja “Sumud’ e cila ishte nisur me ndihma humanitare drejt Gazës. Ndalimi i saj nga forcat izraelite shkaktoi reagime dhe shqetësime për trajtimin e aktivistëve civilë që ndodheshin në bord.

Postime të lidhura