zoom

Stil

U nda nga ish-banorja e Big Brother VIP? Reperi shqiptar trondit fansat: Jam në gjendje depresioni

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, në mediat online qarkulloi lajmi se çifti që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, reperi Getinjo dhe Vivien, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

U raportua se dyshja kishte fshirë fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqej më në Instagram.

Pas gjithë zhurmës, çifti reagoi vetë. Ka qenë Vivien, e cila ka postuar në Instastory një screenshot, gjatë një bisede në Facetime me reperin, duke shkruar:


“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni”

Pas saj ka reaguar edhe Getinjo, përmes dy shkrimeve në Instastory. Reperi thekson se e gjithë kjo situatë nuk ka të bëjë me Vivien, por po kalon një fazë depresioni dhe ka vendosur të largohet për disa kohë nga çdo gjë.