zoom

Lajme

U la jashtë listave të PS, habit deputeti socialist: Rama ka menduar më mirë

U la jashtë listave të PS, habit deputeti socialist: Rama ka menduar më mirë

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Edhe pse tha se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, Deliu u shpreh se është i përgatitur për çdo situatë dhe se do vazhdojë të japë kontribut për forcën politike që e la jashtë Parlamentit.

Deliu madje shkoi më tej duke thënë se kryeministri Rama dhe kryesia e PS kanë menduar për më mirë.

“Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha ai.

Postime të lidhura