Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procedura për mbylljen e TikTok për telefonat Smart ka përfunduar.
Kreu i qeverisë paralajmëroi për përdorimin e VPN falas duke u shprehur se është e rrezikshme.
Rama theksoi se hakerat po bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.
Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha Rama.