zoom

Lajme

U gëlltit nga një burrë, policia gjen vezën Fabergé me vlerë 19 mijë dollarë

U gëlltit nga një burrë, policia gjen vezën Fabergé me vlerë 19 mijë dollarë

Një medaljon i zbukuruar me diamante, i gëlltitur nga një burrë nga Zelanda e Re, i cili u përpoq ta vidhte atë, është gjetur.

Medaljoni me vezë Fabergé, me vlerë 19,300 dollarë, u gjet në një mënyrë “natyrale”.

“Ndërhyrja mjekësore nuk ishte e nevojshme”, tha policia për BBC.

Lajmi vjen rreth një javë pasi policia arrestoi 32-vjeçarin në Patridge Jewellers në qendër të Auckland-it, disa minuta pasi ai dyshohet se e kishte gëlltitur medaljonin me 60 diamante të bardha dhe 15 safirë blu.

Kur hapet, brenda medalionit gjendet një oktapod miniaturë prej ari 18 karatësh.

Fabergé është një argjendari me famë botërore, themeluar në Rusi më shumë se dy shekuj më parë, i famshëm për vezët e tij të bëra nga gurë dhe metale të çmuara.

/Zoom.al