zoom

Aktualitet

U ekzekutua me 11 plumba, Artur Tushi u vra pas përplasjes mes bandave! E shkuara e “Qotit” dhe rrëmbimi në Shqipëri

U ekzekutua me 11 plumba, Artur Tushi u vra pas përplasjes mes bandave! E shkuara e “Qotit” dhe rrëmbimi në Shqipëri

Detaje të reja janë zbuluar për Artur Tushin, shqiptarin 44-vjeçar që u vra në mënyrë mafioze në afërsi të banesës së tij në Medellín të Kolumbisë. Tushi, i njohur ndryshe me nofkën “Qoti”, u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë, ndërsa autori i dyshuar – një shtetas 35-vjeçar nga Venezuela – u arrestua vetëm 19 kilometra larg vendngjarjes.

Sipas autoriteteve kolumbiane, atentatori ishte paguar në dollarë amerikanë, çka forcon dyshimet se pas vrasjes fshihet një konflikt kriminal me përmasa ndërkombëtare, i lidhur me trafikun e drogës në rajon.

Artur Tushi ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Ai kishte jetuar për vite me radhë në Itali, ku në vitin 2017 u rrëmbye në rrethana misterioze në zonën mes Fushë-Milotit dhe rrugës kombëtare Milot–Burrel. Tushi u ndalua nga disa persona të armatosur, të cilët i vendosën një qese në kokë dhe e mbajtën peng në një banesë, nga ku i grabitën edhe 200 mijë lekë. Pavarësisht se në atë kohë nuk rezultonte me precedentë penalë as në Shqipëri, as në Itali, rrëmbimi ngjalli dyshime për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Pas vrasjes së tij në Kolumbi, hetimet ndërkombëtare në bashkëpunim me Interpol-in zbuluan se Tushi ishte nën hetim në vende të tjera, përfshirë Spanjën dhe Ekuadorin. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari të paligjshme si dhunë fizike dhe posedim të lëndëve narkotike.

Vrasja e Tushit ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës që operojnë në Amerikën Latine me lidhje në Evropë. Dyshohet se ai mund të ketë qenë një ndër kontaktet evropiane të karteleve të drogës në rajon.

Postime të lidhura