zoom

Aktualitet

Vritet me armë zjarri shqiptari Artur Tushi në Kolumbi. Dyshohet larje hesapesh

Vritet me armë zjarri shqiptari Artur Tushi në Kolumbi. Dyshohet larje hesapesh

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë në Kolumbi, nga një shtetas venezuelian.

Viktima është identifikuar si Artur Tushi, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa sipas mediave të huaja autori fillimisht e pyeti për emrin më pas e qëlloi.

Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital. Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos./ Zoom.al

Postime të lidhura