Aplikacion
Ish-presidenti amerikan Joe Biden reagoi pas lajmit se është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, e cila tashmë është përhapur në kocka.
Lajmi u konfirmua nga zyra e tij, duke theksuar se ai dhe familja janë duke shqyrtuar opsionet më të mira të trajtimit në bashkëpunim të ngushtë me mjekët.
Në një reagim publik, Biden shkroi: “Kanceri na prek të gjithëve.” Ai shtoi se, së bashku me bashkëshorten e tij, Jill Biden, kanë bindjen se situata të tilla i bëjnë më të fortë, ndërsa falenderuan qytetarët për dashurinë dhe mbështetjen e treguar./ Zoom.al


