Aplikacion
Ish-presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që i është përhapur edhe në kocka, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij të dielën.
Biden, i cili la detyrën në janar, u diagnostikua me kancer agresiv të premten pasi u vizitua te një mjek javën e kaluar.
Sëmundja e tij klasifikohet si “e gradës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të përhapen shpejt.
Biden dhe familja e tij thuhet se po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit. Zyra e tij shtoi se kanceri ishte i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se ka të ngjarë të menaxhohet.
Pasi u përhap lajmi për diagnozën e tij, Presidenti Donald Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin “të trishtuar kur dëgjuan për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”.
“I shprehim urimet tona dhe më të mirat Jill-it e familjes,” shkroi ai, duke iu referuar ish-Zonjës së Parë Jill Biden. “I urojmë Joe-t shërim të shpejtë.”