zoom

Lajme

U arrestua pasi hyri në BBVA, Liam Mandaro rikthehet sonte në shtëpinë VIP?

I arrestuar Liam Mandaro do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother Vip?

Është ky dyshimi që ka ngritur vetë produksioni i BBVA, pas lajmit se Mandaro ka fituar tashmë lirinë.

Në rubrikën me spoilers, të publikuar në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP Albania”, është publikuar pikërisht një foto e Liamit dhe pyetje nëse do të rikthehet ai në shtëpinë e famshme.

I arrestuar vetëm pak orë pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother, policia e akuzonte atë se kishtepërvetësuar para disa vitesh 17 bileta turistike për në Gjermani, të cilat nuk i ka paguar. Sipas policisë ai është dënuar më 23 shkurt 2022 me 2 vjet e 6 muaj për akuzën e mashtrimit.