zoom

Aktualitet

Turistët rrezikojnë të mbyten në det, momenti kur shpëtohen nga policia (VIDEO)

Turistët rrezikojnë të mbyten në det, momenti kur shpëtohen nga policia (VIDEO)

Policia Kufitare ka shpëtuar jetën e disa turistëve, që kishin ngelur në det.

Në Sarandë, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe filloi të merrte ujë. Shërbimet kufitare bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në breg dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit.

Ndërsa në zonën e Shën Andreut, disa turistë mbetën të rrezikuar për shkak të dallgëve të forta, ndërsa ndodheshin në një mjet lundrues. Policia Kufitare i transportoi në breg në mënyrë të sigurt dhe ankoroi mjetin e tyre në molin e Palasës./ Zoom.al

Postime të lidhura