Aplikacion
Tre persona mbetën të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, në Zagori, pasi njëri prej tyre, një 70-vjeçar, rrëshqiti dhe ra në përrua.
Për shkak të dëmtimit, ai nuk lëvizte dot.
Pas thirrjes së bërë në numrin e emergjencës, policia e Gjirokastrës, zjarrfikësit, ekipi mjekësor dhe emergjencat civile shkuan në ndihmë të tyre.
Pas disa orësh, 70-vjeçari u nxor nga përrua në gjendje të mirë shëndetësore, mori ndihmën e parë dhe u dërgua në spital./ Zoom.al
