Aplikacion
Në fjalën e tij për mediat, Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama po zhvillon një tur takimesh me diasporën me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që sipas tij nuk është normale për sa kohë ai ikën në takime nën petkun e kreut të PS jo si kreu i qeverisë.
Ai ka kallբzuar në SPAK kryeministrin. Hoxha u shpreh se dëmi ekonomik që i shkaktohet buxhetit nga të pesë takimet e planifikuara është 2 mln euro.
“Ftesë për Ramën, nëse ka seriozisht turin le të vijë me mua në kampin në Francë për të parë ku i ka dëbuar shqiptarët. Rama nuk mund të manipulojë shqiptarët, atë që ka bërë me shqiptarët kërkon ta bëjë me diasporën.
Takimi i Ramës në Greqi u bë me taksat e shqiptarëve. Shifrat kalojnë mbi 2 mln euro për të pesë takimet që Rama do të zhvillojë, por përveë vlerës ekonomike është edhe përdorimi i administratës. Rama nën në cilësinë e kryetarit të PS jo si kryeministër”, tha ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/