Aplikacion
Pas takimit të Greqisë me emigrantët më 12 Maj, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot edhe takimin e radhës, në kuadër të turit me diasporën, që do mbyllet në Londër e Mynih në fund të muajit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se me 26 maj do të zhvillohet takimi në Itali.
Në takimin e Greqisë ai mori pas vetes edhe 3 mijë persona me autobusë nga Shqipëria, kryesisht administratë. Pas Milanos, Rama pritet të takohet dhe me shqiptarët në Londër dhe ata në Mynih.
Këto takime vijnë masi mazhoranca e PS refuzon të përfshijë votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore.
Postimi i Ramës:
“SË SHPEJTI🦅🦅🦅🦅🦅
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano🇦🇱❤️🇮🇹
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”. /ZOOM.AL/