zoom

Slider

Tuchel tërhiqet nga gara për të zëvendësuar Ten Hag si trajner i Manchester United

Tuchel tërhiqet nga gara për të zëvendësuar Ten Hag si trajner i Manchester United

Thomas Tuchel nuk do të zëvendësojë Erik ten Hag si trajner i Manchester United , sipas Fabrizio Romano.

Trajneri synon të pushojë pas largimit nga Bayern Munich në fund të sezonit.

“Thomas Tuchel nuk planifikon të marrë detyrën e trajnerit të Man United, ai dëshiron të marrë një pushim duke mos stërvitur asnjë klub këtë verë”, tha gazetari italian.

Ish-trajneri i Chelsea kishte zhvilluar bisedime me United për zëvendësimin e Ten Hag.

Ndërkohë skuadra pritet që do të vendosë së shpejti për të ardhmen e trajnerit të tyre.