Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë samitit ekonomik të zhvilluar në Davos, komentoi negociatat e tij me homologun francez Emmanuel Macron, duke përmendur edhe syzet e diellit që Macron kishte vënë ditën e kaluar. Trump u fokusua kryesisht tek diskutimet për çmimet e ilaçeve.
Sipas tij, ai kishte kërkuar që çmimet e disa barnave, që në Europë janë më të lira, të rriteshin në SHBA. Trump deklaroi se, pas disa refuzimeve nga Macron, ai kërcënoi me vendosjen e tarifave: 25% për të gjitha produktet franceze dhe 100% për verërat dhe shampanjat.
Ai shtoi se negociatat nuk qenë të lehta, por pas disa minutash dhe me kërcënimet për tarifat, Franca pranoi të rrisë çmimet. Trump u shpreh gjithashtu se ka besim të plotë se Macron do të zbatojë marrëveshjen.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi? E pashe dhe bënte si i fortë për një ilaç 10 dollarësh. I thashë Emmanuel, fola me të gjitha kompanitë farmaceutike dhe kanë pranuar, nuk ishte e lehtë, por ja dolëm dhe më thanë nuk do ta pranojnë shtetet, dhe iu thash që do ta aprovojnë që ç’ke me të dhe këtu isha me Emmanuelin i cili besoj se është në sallë tani, e pëlqej shumë të them të drejtën, e vështirë për ta besuar apo jo. Dhe i thashë Emmanuel: Do të duhet ta rrisësh çmimin e atij ilaçi në 20 ndoshta në 30 dollarë, mendoje, është dyfishim, mund të jetë trefishim. “Jo, jo, jo Donald nuk do ta bëj”. I thashë patjetër që do ta bësh 100%. Ai tha: Jo jo po më kërkon ta dyfishoj. I thashë: Shiko Emmanuel, ke 30 vite që përfiton nga SHBA-të me ilaçet, duhet ta bësh dhe do ta bësh, nuk kam asnjë dyshim. Në fakt jam 100% i sigurt që do ta bësh. “Jo, jo nuk do ta bëj”. I thashë po ju e rrisni pak, ne e ulim shumë, është shumë e thjeshtë. Ai sërish thoshte jo nuk e bëj dhe më në fund i thashë: Shiko si është puna Emmanuel, do ta bësh dhe do ta bësh shpejt dhe nëse nuk e bën do vendos 25% tarifë për çdo gjë që Franca i shet SHBA-së, 100% në verat dhe shampanjat e tua dhe ajo është të paktën 10 herë më shumë se ajo çfarë po kërkojmë ne dhe ti do ta bësh. S’dua ta bëj publik rastin dhe ai tha “Jo, jo Donal do ta bëj”. Më mori 3 minuta për çdo shtet për ta pranuar, iu thash po na e punoni ka 30 vite”, tha Trump./ Zoom.al