Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Pekin për një vizitë zyrtare dy-ditore, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me presidentin kinez Xi Jinping, në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy superfuqive botërore.
Vizita konsiderohet me rëndësi të veçantë për shkak të tensioneve ekonomike dhe rivalitetit strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Trump rikthehet në Pekin pas vizitës së tij të fundit në vitin 2017, por këtë herë përballet me një Kinë shumë më të fuqishme ekonomikisht dhe politikisht në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kinez, presidenti amerikan do të diskutojë me Xi Jinping çështje që lidhen me tregtinë globale, sigurinë ndërkombëtare, teknologjinë dhe ndikimin gjeopolitik në rajone të ndryshme të botës. Takimi mes dy liderëve po ndiqet me interes të madh nga komuniteti ndërkombëtar, pasi pritet të ndikojë në raportet ekonomike dhe politike globale.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kina synon ta përdorë këtë vizitë për të forcuar imazhin e saj si një fuqi e qëndrueshme dhe faktor kyç në stabilitetin botëror. Ndërkohë, Trump shoqërohet edhe nga përfaqësues të biznesit amerikan dhe drejtues të kompanive të mëdha, mes tyre edhe figura të njohura të teknologjisë dhe industrisë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit