Aplikacion
Takimi i parë mes Xi Jinping dhe Donald Trump në Pekin ka përfunduar pas më shumë se dy orësh.
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje që Kina dhe SHBA-të të jenë “partnerë, jo rivalë” përpara bisedimeve me homologun e tij amerikan që zgjatën gati dy orë në Pekin.
Në përgjigje, Presidenti Trump e përshkruan Xi-në si një “udhëheqës të madh” dhe deklaroi se marrëdhënia midis superfuqive do të jetë më e mirë se kurrë më parë.
Menjëherë pas fillimit të bisedimeve, media shtetërore kineze publikoi komente nga Xi që paralajmëronin për një “konflikt” të mundshëm me SHBA-në për shkak të Tajvanit.
Tajvani është midis disa temave të nxehta në axhendë, së bashku me tarifat, konkurrencën për teknologjinë dhe luftën me Iranin.
Trump në Pekin iu bashkuan shefat e teknologjisë, përfshirë Elon Musk të Teslës dhe Jensen Huang të Nvidias – para mbërritjes së tij ai tha se do t’i kërkonte Kinës të “hapet” ndaj industrisë amerikane.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit