zoom

Bota

Trump do me patjetër Groenladën: Na duhet për sigurinë ndërkombëtare!

Trump do me patjetër Groenladën: Na duhet për sigurinë ndërkombëtare!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk heq dorë nga ideja e tij për të aneksuar Groenlandën.

Në një reagim të fundit, Trump nënvizoi se marrja e Groenladës nënkupton për SHBA-në më shumë siguri ndërkombëtare.

“Ky është një ishull që na duhet nga një perspektivë mbrojtëse dhe sulmuese. Unë e urrej ta them, por ne do të duhet të marrim këtë rajon të gjerë Arktik”, theksoi Trump.

Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë.

Djali i Trump ka vizituar Groenlandën, e cila është zonë e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe të tjerët.

“Groenlanda është një vend i mahnitshëm dhe banorët do të përfitojnë shumë nëse dhe kur të bëhet pjesë e shtetit tone. Do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë nga një botë e rrezikshme. Ta bëjmë Groenlandën sërish të madhërishme!”, tha Trump më herët./ Zoom.al

Postime të lidhura