zoom

Aktualitet

Tritol servisit në Vaun e Dejës, reagon policia

Tritol servisit në Vaun e Dejës, reagon policia

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të natës në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në fshatin Shelqet.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, konkretisht në derën kryesore të një subjekti privat (servis). Shtetasi A. F., banues në Shelqet, ka qenë ai që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar dëmtimet.

Paraprakisht dyshohet se në ambientet e subjektit është vendosur lëndë plasëse, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar./ Zoom.al

Postime të lidhura