Aplikacion
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale në një automjet të parkuar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 në rrugën “Vasil Ndocka”.
Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Oltjon Klosi, 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse./ Zoom.al

