Aplikacion
Policia e Shtetit ka refuzuar të bëjë punën e saj në sigurimin e rendit, në protestën e orës 18:00, të njoftuar nga Partia Demokratike.
Në një njoftim publik, Policia, e frikësuar për veten thotë se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit, që mund të jetë i dhunshëm. E vetmja masë që policia paralajmëron të marrë është ajo e bllokimit të rrugëve dhe devijimit të trafikut në rrugë alternative.
Distancimi i policisë nga protesta përbën rrezik për qytetarët dhe sigurinë e kryeqytetit duke rritur riskun e përplasjeve dhe veprimeve të dhunshme. Në praktikë, kjo nënkupton se rendi publik lihet në mëshirë të zhvillimeve spontane, pa garanci shtetërore për kontrollin e situatës.
Në një shtet ligjor, tubimet, qofshin edhe të tensionuara politikisht, administrohen nga policia, jo shmangen prej saj.