Aplikacion
Janë sekuestruar rreth 75 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar nga policia greke.
Droga u kap në zonën e Rajo të Igumenicës, gjatë kontrollit të një automjeti që dyshohet se kishte hyrë nga kufiri i gjelbër dhe po tentonte të futej në brendësi të territorit grek.
Brenda mjetit u zbuluan 3 çanta me 51 pako që përmbanin 74 kilogramë e 804 gramë marijuanë.
Policia sekuestroi gjithashtu automjetin e përdorur për transportin e lëndës narkotike, si edhe një telefon celular.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore.
Sipas autoriteteve greke, që nga muaji shtator janë sekuestruar rreth 775 kilogramë marijuanë, e dyshuar se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë, si në rrugë tokësore ashtu edhe detare, si dhe në zona të tjera si Janina, Selaniku dhe Kosturi.