Aplikacion
Një nga ikonat e futbollit sarandiot ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një ndeshje miqësore mes veteranëve.
Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës.
Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri është rrëzuar në fushë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përjetuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.