Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, e reja u transportua fillimisht me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e rënies nga lartësia.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një rënie aksidentale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar pjesërisht goditjen, duke bërë të mundur që 28-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit, por pa mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza që do të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së rastit.
DASH konfirmon heqjen e sanksioneve për Berishën: I shërben një interesi kombëtar bindës