Aplikacion
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës. Një grua ka vdekur të hënën në mbrëmje teksa viktimës, shtetases kosovare, iu përkeqësua gjendja gjatë fluturimit me aeroplan nga Zvicra për në Kosovë.
Policia e Kosovës tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Policia, që nuk dha detaje të hollësishme dhe as identitetin.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. /ZOOM.AL/