zoom

Aktualitet

Tragjike në Bulqizë, elektricisti rrëzohet duke riparuar defektin në shtyllë, humb jetën (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një elektricist ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa po punonte në një shtyllë.

I është identifikuar si Ylli Boba, ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën

Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe nëse ka përgjegjës të tjerë. /ZOOM.AL/