Aplikacion
Autoritetet në Maldive kanë konfirmuar gjetjen e trupave të katër zhytësve italianë, të cilët rezultonin të zhdukur prej disa ditësh pas një ekspedite nënujore.
Operacioni i kërkimit u zhvillua nga ekipe të specializuara të Maldiveve dhe Finlandës, të cilat arritën t’i lokalizonin viktimat në segmentin e tretë të një shpelle detare, rreth 60 metra nën sipërfaqe.
Sipas zyrtarëve lokalë, nxjerrja e trupave pritet të realizohet gjatë ditëve të ardhshme për shkak të vështirësive dhe rrezikshmërisë së zonës ku ndodhen. Ngjarja është rënduar edhe më shumë pasi një zhytës shpëtimi humbi jetën gjatë operacionit të kërkimit të zhvilluar të shtunën.
Mes viktimave ndodheshin katër anëtarë të lidhur me Universitetin e Genova-s, përfshirë profesoreshën e ekologjisë Monica Montefalcone, vajzën e saj Giorgia Sommacal, si dhe dy studiues të tjerë të ekipit shkencor. Viktima e pestë e aksidentit ishte instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti, trupi i të cilit u gjet menjëherë pas ngjarjes./ Zoom.al