Aplikacion
Pesë turistë italianë kanë humbur jetën në Maldive gjatë një ekspedite zhytjeje pranë zonës turistike të Alimathaa.
Sipas informacioneve paraprake, grupi ndodhej në një anije private për zhytje dhe kishte hyrë në ujë gjatë paradites. Alarmi u dha pasi turistët nuk u rikthyen në sipërfaqe në kohën e parashikuar.
Menjëherë pas sinjalizimit, autoritetet lokale nisën një operacion kërkim-shpëtimi në zonë. Pas disa orësh kërkime, trupat e pesë viktimave u gjetën në det.
Mes personave që humbën jetën raportohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi identitetin e viktimave.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, ndërsa dyshohet se moti i keq dhe rrymat e forta detare mund të kenë ndikuar në incident.
Mediat lokale raportojnë se ditën e ngjarjes ishte në fuqi një paralajmërim i verdhë për kushte të pafavorshme atmosferike, i lëshuar nga shërbimet meteorologjike./ Zoom.al