zoom

Aktualitet

Tragjedia në Durrës, kjo është 19-vjeçarja Prayla Key Troplini që dyshohet se u vetëhodh nga kati i pestë

Tragjedia në Durrës, kjo është 19-vjeçarja Prayla Key Troplini që dyshohet se u vetëhodh nga kati i pestë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të diele, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Viktima është identifikuar si Prayla Key Troplini, një vajzë e re që, sipas burimeve paraprake, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike përpara ngjarjes së rëndë.

Për pasojë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kanë qenë kalimtarët dhe banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës pas ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i së resë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.