zoom

Bota

Tragjedi në Itali/ Vajza 23-vjeçare vritet me thikë

Tragjedi në Itali/ Vajza 23-vjeçare vritet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Itali, ku Ilenia Musella, 23 vjeçe, humbi jetën pas një sulmi me thikë.

Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Villa Betania, por plagët ishin të rënda dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Ngjarja ndodhi në zonën e parkut “Conocal”, ku policia ka nisur hetimet menjëherë. Sipas informacioneve fillestare, sulmi mund të ketë ndodhur pas një grindjeje në rrugë, ku janë përfshirë disa persona, por identiteti i autorit mbetet i paqartë, pasi zona nuk ka kamera sigurie.

Hetuesit po marrin në pyetje familjarët dhe dëshmitarë të mundshëm për të kuptuar rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura