zoom

Aktualitet

Tragjedi në Itali/ Dy shqiptarë digjen brenda “BMW” së vjedhur, një tjetër në luftë për jetën

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht në Italinë fqinje, teksa udhëtonin me një mjet tip “BMW”.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët, ende të paidentifikuar, u dogjën brenda në makinë teksa njëri prej tyre që ishte në timon, humbi drejtimin dhe për pasojë “BMW-ja” doli nga rruga dhe u përmbys pak metra më tutje.

Më pas mjeti shpërtheu në flakë, duke bërë që dy shqiptarët të ndërronin jetë në vend.

Në makinë ndodhej edhe një tjetër shtetas shqiptar, i cili, referuar mediave italiane, po lufton për jetën në spital.

Në momentin e aksidentit, ai ka dalë jashtë makinës teksa kjo e fundit rrokullisej, duke shpëtuar mrekullisht nga flakët.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në zonën mes Colleferro dhe Anagni, në Itali.

Mjeti me të cilin po udhëtonin shqiptarët, sipas autoriteteve italiane, ishte i vjedhur, por nuk zbardhen më shumë detaje për aktivitetin kriminal të tyre.

Në vendin e ngjarjes, efektivët gjetën sende që përdoren për të grabitur makina, që u sekuestruan si prova materiale.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit dhe për të zbuluar lidhjet e shqiptarëve me grabitjet e makinave.