Aplikacion
Një aksident tragjik u raportua se ka ndodhur në Kanada, ku viktimat janë me kombësi shqiptare.
Tragjik ka rezultuar fati i dy të rinjve, të cilët kanë humbur jetën pas një përplasjeje të furishme me makinë.
Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital.
Bëhet fjalë për Klisi dhe Simon Dreshajn, kushërinj, të dy nga Rapsha e Hotit. Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50, në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road, teksa sot u mësuan edhe emrat e viktimave. Në aksident u përfshinë 3 automjete. /ZOOM.AL/